![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Konventa e Bernes do monitoroje projektin e Skavices per shkelje te mundshme
Konventa e Bernës, në mbledhjen e saj të prillit ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta.
– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj.
– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore.
Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.
– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.
– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,
– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.
Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.
“Ne duhet të largohemi nga nocioni i rremë se hidroenergjia është energji “e rinovueshme” duke qenë se shkatërron përgjithmonë ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe sjell dëme të konsiderueshme mjedisore për të gjithë jetën, duke përfshirë njerëzit”, tha Grant Wilson, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Ligjore e Tokës.
“Ne jemi të kënaqur që Byroja e ka marrë seriozisht ankesën tonë dhe ne veçanërisht përshëndesim mbështetjen e tyre për parimin e parandalimit në përditësimin e tyre të fundit.”
”Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se nuk mund të sakrifikojmë natyrën dhe ekosistemet për zgjidhje të rreme, siç është diga në Skavicë, në emër të shpëtimit të së njëjtës natyrë nga kriza klimatike, e shkaktuar kryesisht nga vetë shkatërrimi i ekosistemeve – që diga do të sillte.
Ne duhet të kërkojmë zgjidhje që i shërbejnë dhe ruajnë gjithë jetën dhe jo krijojnë zona sakrificash”, thotë Zoe Lujic, Drejtore Ekzekutive e Earth Thrive.
“Ka pasur një kundërshtim në rritje ndaj Digës së Skavicës, një lëvizje për të mbrojtur lumin Drin, florën, faunën, sepse jeta dhe jetesa jonë varet nga ekzistenca e lumit Drin i Zi.
Protestat për mbrojtjen e Drinit të Zi dhe Dibrës do të vazhdojnë, pasi ne vazhdojmë luftën tonë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të Dibrës në të njëjtën mënyrë luftojmë për të mbrojtur të drejtat e Drinit të Zi.
Shkenca ka vërtetuar se hidrocentralet shkatërrojnë ndryshimet fizike të lumit, duke rezultuar në habitate të fragmentuara, biodiversitet të reduktuar, popullatë të rrezikuar të peshqve, ruan sedimentet dhe ushqimet që janë thelbësore për shëndetin e ekosistemit në rrjedhën e poshtme dhe përkeqësojnë ndryshimet klimatike.
Ne i bëjmë thirrje ligjvënësve dhe komunitetit shkencor të gjejnë burime alternative, duke përfshirë energjinë diellore dhe energjinë e erës,” thotë Ferzileta Gjika, themeluese e lëvizjes Kundershtimi ndaj Digës se Skavicës.
Reagimi i Konventës vjen pas një ankese zyrtare drejtuar në janar nga kolicioni i OJQ-ve, përbërë nga Earth Law Center – SHBA, Earth Thrive – MB, Kundërshtimi i Digës së Skavicës-OSD (Shqipëri),
Grupi i Aktivistëve Rural të Dibrës-GARD (Shqipëri), Shoqata North Green (Shqipëri), dhe GLV Integrimi (Shqipëri), në lidhje me Projektin e Hidrocentralit të Skavicës (HEC).
Pas një vizite të thelluar në zonën e prekur të projektit dhe konsultimit me palët e interesuara të projektit, u vërejt se HEC-i i Skavicës shkatërron habitatet e mbrojtura dhe, më konkretisht, shkel nenet 2, 3.1, 3.2., 4.1 dhe 10.1 të Konventës së Bernës.
Përmes ankesës u ofruan prova të shumta se si autoritetet, në lidhje me këtë projekt, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme administrative për të mbrojtur speciet dhe habitatet (të renditura në Shtojcat I dhe II dhe Rezolutat nr. 4 [1996] & nr. 6 [1998]), dhe per faktin se lumi Drin i Zi duhet të shpallet një vend Emerald sipas Seminarit Biogjeografik 2011.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/konventa-e-bernes-do-te-monitoroje-projektin-e-skavices-per-shkelje-te-mundshme-shprese-per-lumin-e-drinit-te-zi-dhe-speciet-e-rrezikuara/
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)